SPAK zbarkon në Shkozet, kontrolle në restorantin ku dyshohej se fshihej Ergys Agasi

SPAK zbarkon në Shkozet, kontrolle në restorantin ku dyshohej se fshihej Ergys Agasi

Detaje të reja dalin kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK dhe BKH-së, i zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte në disa qytete të vendit në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen “AKSHI” dhe personazhe të përfshirë në hetimin ndaj biznesmenit Ergys Agasi. Burime për mediat bëjnë me dije se përpos kontrolleve të kryera në mëngjes, kontrolle janë kryer dhe në Shkozet të Durrësit, ku 8 furgona policie dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe të RENEA-s janë angazhuar në kontrolle për gati 2 orë. Kontrolli në zonë ka zgjatur rreth dy orë, dhe është përqëndruar në një lokal, që dyshohet se ka shërbyer si bazë për Ergys Agasin, veçanërisht gjatë 8 muajve të fundit, kur ai ka qenë në kërkim nga Prokuroria...