SPAK ‘zbarkon’ në Shkodër! Kush është i arrestuari Bledar Cafi, i akuzuar për vrasje në 2001, i dënuar për drogë në Itali

SPAK ‘zbarkon’ në Shkodër! Kush është i arrestuari Bledar Cafi, i akuzuar për vrasje në 2001, i dënuar për drogë në Itali

Bledar Cafi SHKODËR-Bledar Cafi është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër, gjatë një operacioni të SPAK, Policisë së Shtetit, RENEA-s dhe BKH-së. Nga hetimet e kryera nga SPAK, Bledar Cafi akuzohet për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale. Por kjo nuk është hera e parë që 50-vjeçari, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore vendoset në pranga. Cafi është përmendur disa herë për ngjarje të ndryshime kriminale, kryesisht në zonën e Shkodrës. Ai u arrestua në vitin 2021 me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku shteti fqinj e akuzonte...