SPAK zbarkon në banesën e Ilir Prodës

SPAK zbarkon në banesën e Ilir Prodës

Kontrollet janë kryer me vendim gjykate, në kuadër të një hetimi në zhvillim nga Prokuroria e Posaçme. Deri tani nuk është bërë publik objekti i plotë i dosjes. Tiranë – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kryer kontrolle në banesën e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në kuadër të një hetimi që është në zhvillim. Sipas raportimeve të publikuara mëngjesin e kësaj të marte, kontrollet janë autorizuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Vendimi gjyqësor parashikon kontrollin e banesës, si dhe kontrollin personal të ish-kreut të Policisë së Shtetit. Burime mediatike raportojnë se emri i Ilir Prodës është përfshirë gjatë zhvillimit të një hetimi, ndërsa deri në këto momente nuk është bërë publik objekti...