Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SPAK vijon hetimet, inceneratori fantazmë i Tiranës fitoi 10 mln euro vitin e kaluar, Check Up-i i Vilma Nushit…
Ndërsa hetimet e SPAK vijojnë për aferat e mëdha korruptive me koncesione, bilancet zyrtare tregojnë se inceneratori fantazmë i Tiranës dhe Check Up-i i shumëpërfolur kanë vazhduar të gjenerojnë miliona euro fitime. Vetëm gjatë vitit 2024, kompania koncesionare e landfillit të Sharrës, e sekuestruar tashmë nga shteti, realizoi 10.3 milionë euro fitim, me një normë fitimi prej 60% mbi xhiron vjetore, ndërkohë që qytetarët vazhdojnë të paguajnë 29 euro për çdo ton mbetje të depozituar, pa marrë asnjë investim në këmbim. Nga ana tjetër, koncesioni i Kontrollit Mjekësor Bazë, i zotëruar nga familja e Vilma Nushit, arkëtoi 7.5 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe prodhoi 2.45 milionë euro fitime neto, prej të cilave rreth 2 milionë euro janë tërhequr nga aksionerët si dividentë. Ndërkohë...