SPAK operacion në Shkodër e Tiranë, arrestohet Bledar Cafi, rishpallet në kërkim Indrit Dokle
Bledar Cafi dhe Indrit Dokle SHKODËR-SPAK ka ndërmarrë një operacion në Shkodër dhe Tiranë, në kuadër të një procedimi të ndjekur nga prokurori Andan Xholi. Deri më tani, raportohet se në Shkodër është arrestuar Bledar Cafi, me rrezikshmëri të lartë shoqërore ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë. Ndërkohë në zbatim të vendimit të GJKKO-së, janë ushtruar kontrolle në ambientet që i përkasin 43-vjeçarit Endrit (Indrit) Dokle, i lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Dokle figuron person në kërkim që prej vitit 2024 me masë sigurie “Arrest me burg” për të njëjtat akuza që lidhen me trafikun e narkotikëve dhe grupin e strukturuar kriminal. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”....
Burimi:
zeri.ai