Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
SPAK në Shkodër, PSD: Asnjë nga anëtarët tanë s’është përfshirë në krime zgjedhore
Partia Socialdemokrate ka reaguar pas kontrolleve të Prokurorisë së Posaçme ditën e djeshme, në qytetin e Shkodrës për krime elektorale. Përmes një postim në rrjetet sociale, kjo parti bën me dije se asnjë nga anëtarët e saj nuk është përfshirë në krime zgjedhore. Gjithashtu thekson se s’ka pasur prezencë të policisë dhe as BKH-së në shtabet apo zyrat elektorale të PSD-së në Shkodër. Deklarata e Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë: Lidhur me disa lajme të bëra publike dhe të shpërndara në media të ndryshme, për përfshirjen në veprimtari të paligjshme zgjedhore të disa anëtarëve të shtabeve elektorale të PSD-së në veri të vendit, Partia Socialdemokrate përgënjeshtron çdo lajm të tillë. Është një dizinformim i qëllimtë dhe dashakeqës. Lajmet janë të pavërteta dhe spekulative; janë sulme të...