SPAK në fokus AZHT dhe Kadastrën? Gazetari: Sekuestrohen dokumente për lejet e ndërtimit, dyshime për pastrim parash

SPAK në fokus AZHT dhe Kadastrën? Gazetari: Sekuestrohen dokumente për lejet e ndërtimit, dyshime për pastrim parash

foto ilustruese TIRANË- Në një intervistë për SYRI TV gazetari Julian Hoxhaj ka folur për zhvillime të reja që lidhen me hetimet mbi sektorin e ndërtimit dhe pastrimin e parave. Hoxhaj deklaroi se Agjencia e Zhvillimit të Territorit nuk ka publikuar prej të paktën pesë muajsh leje të reja ndërtimi, ndërsa pretendoi se gjatë javëve të fundit agjentë të BKH-së kanë kryer veprime në këtë institucion dhe kanë sekuestruar dokumente që lidhen me lejet e ndërtimit. “Ka të dhëna që agjentët e BKH-së kanë mësyrë përgjatë javëve të fundit në këtë institucion dhe kanë sekuestruar dokumentacione që lidhen me lejet e ndërtimit”, u shpreh gazetari. Sipas Hoxhajt, veprimet hetimore mund të lidhen me dyshime për pastrimin e parave përmes sektorit të ndërtimit dhe aktiviteteve të...