SPAK ‘mësyn’ në banesën e ish-kryepolicit Proda, DETAJE: Zbulime në telefonin e Ergys Agasit

SPAK ‘mësyn’ në banesën e ish-kryepolicit Proda, DETAJE: Zbulime në telefonin e Ergys Agasit

TIRANË- Këtë të martë, SPAK ka kryer një aksion kontrollesh në banesat e disa zyrtarëve të lartë. Mes tyre edhe të ish-kryepolicit, Ilir Proda, si dhe në banesën e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Për ktë të fundit, me urdhër të GJKKO-së është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” dhe është pezulluar nga detyra. Sipas burimeve, aksioni në fjalë bëhet në kuadër të hetimeve për AKSHI-n dhe me një prej fraksioneve të dosjes ku po hetohet edhe Ergys Agasi, i cili u arrestua disa javë më parë. Në momentet e arrestimit, ishte në shoqërinë e ish-efektivit Uljan Shpataraku.   Burimet bëjnë me dije se pas arrestimit të Agasit dhe Shpatarakut, këqyrja e telefonave të tyre dyshohet se u ka ofruar hetuesve të dhëna të reja, të cilat...