SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni
SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra për kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Për Hysenin dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje sekreti shtetëror. Kontrollet vijnë si rezultat i hetimeve të dosjes së AKSHI-t. BKH ka ushtruar kontroll në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Ilir Proda ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, deri në mars të vitit 2026.
Burimi:
argjiroja.net