SPAK kontrolle në banesën e Ron Yeffet në periferi të Tiranës
SPAK ka zhvilluar një kontroll në banesën e Ron Yeffet. Gazetari Fatjon Gjinaj mëson se kontrollet janë zhvilluar në një banesë në periferi të Tiranës. Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që një vit më parë nuk ekzistonte. Miliona të tjera mendohet se janë paguar përmes transaksioneve të paraportuara ose të klasifikuara. Të gjitha pa asnjë tender publik. Timak Defence, një kompani publiko-private, në të cilën qeveria shqiptare ka vetëm 20%, u krijua në gusht 2025 për të prodhuar dhe furnizuar forcat e armatosura me automjete dhe mjete të tjera ushtarake. Një sipërmarrje tjetër, me të njëjtën strukturë pronësie, Advanced Arms Technology, u krijua për të prodhuar dhe blerë armë të...
Burimi:
syri.net