“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

Analisti Arben Meçe, duke komentuar nxjerrjen e përmbajtjeve së dosjes ndaj ish-kryetares së SHISH, u shpreh se kjo është strategji që është përdorur nga Prokuroria e Posaçme edhe në raste e tjera. Ai theksoi se shkëputja e disa pjesëve nga përmbajtja është strategji për të denigruar personat, që po hetohen. Sipas tij, SPAK duhet të hetojë prokurorët, të cilët kanë nxjerrë përmbajtjen e dosjes në media. “Është e njëjta strategji, që nuk e shoh vetëm sot. SPAK në 900 e ca regjistrime, nxjerr 5 denigruese, është strategji kjo. SPAK duhet të bëjë dy veprime. Së pari të dalë të përgënjeshtrojë se nuk janë të vërteta, së dyti të fillojë hetimin e dy prokurorëve, të cilët me zë dhe figurë nga gazetarët flasin që kanë nxjerrë...