SPAK, hap dosjet e “investitorëve strategjikë”, aty do të gjeni “lepurin e madh”!
Shqipëria është mbushur vitet e fundit me resorte luksoze, hotele me pesë yje, vila, kulla dhe komplekse turistike ku deklarohen investime prej dhjetëra e qindra milionë eurosh. Shumë prej tyre kanë marrë nga shteti edhe një emër të rëndësishëm: “Investitor Strategjik”. Por ka ardhur koha për një pyetje tjetër, shumë më të rëndësishme: Nga kanë ardhur paratë? SPAK ka hetuar ministra, deputetë, kryebashkiakë, tendera dhe koncesione. Por lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të përfundojë vetëm te politikani. Ajo duhet të shkojë atje ku dhemb më shumë krimin: te paraja. Prandaj SPAK, mes morisë së dosjeve nën hetim, duhet të verifikojë çdo rast ku ka indicie se pas një investimi të madh mund të fshihen para me origjinë kriminale. Dhe investimet strategjike meritojnë një...
Burimi:
kohajone.com