SPAK ‘godet’ 77 mln lekë pasuri të lidhura me grupin ‘Çopja’ të Elbasanit: Toka, kompani dhe 25 automjete (EMRAT-DETAJE)

SPAK ‘godet’ 77 mln lekë pasuri të lidhura me grupin ‘Çopja’ të Elbasanit: Toka, kompani dhe 25 automjete (EMRAT-DETAJE)

Franc Canaj dhe vëllezërit Hajdar e Franc Çopja TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar pasuri me vlerë 77 milionë lekë, të dyshuara se janë të përftuara nga trafikimi i drogës. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, bëhet me dije se pasuritë e sekuestruara janë në emër të shtetasve Albin Çelës, vëllai i Ervis Çelës dhe kunati i tyre Franci Canaj. Bëhet fjalë për pasuri që përfshijnë një tokë arë në Sharrë të Tiranës, 100% të kuotave të një shoqërie tregtare me seli te rruga e Dibrës në Tiranë, si dhe 25 automjete në total, në pronëri të të njëjtës kompani, "Check Company". Sipas SPAK, hetimi lidhet me një organizatë kriminale, e dyshuar për transportimin e sasive të mëdha të kokainës drejt porteve evropiane dhe investimin e fitimeve...