SPAK fut në radar Ermal Beqirin, BKH kryen kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” që fiton të gjithë tenderat…

SPAK fut në radar Ermal Beqirin, BKH kryen kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” që fiton të gjithë tenderat…

Biznesmeni Ermal Beqiri, një nga emrat më të fuqishëm në tregun e teknologjisë së informacionit dhe përfitues i një numri të madh tenderësh publikë ka hyrë në radarët e SPAK. Mësohet se oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle së fundmi në ambientet e kompanisë “Soft & Solution” në pronësi të Beqirit. Nuk dihet nëse këto kontrolle lidhen me tenderat e përfituar nga kompania apo janë pjesë e një hetimi më të gjerë. Gazeta “SOT” e raportoi në artikujt e fundit se “Soft & Solution” mbetet një ndër përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë së informacionit. Detajet Tenderët dhjetëra milionë euro të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kanë krijuar një situatë oligopoli, në të cilën fondet qeveritare ndahen mes...