SPAK cakton “arrest në shtëpi” për drejtuesen e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni

SPAK cakton “arrest në shtëpi” për drejtuesen e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni

Një zhvillim i paprecedentë prek drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, pas kërkesës së paraqitur nga SPAK. Krahas masës së sigurisë, ndaj Hysenit është vendosur edhe pezullimi nga ushtrimi i detyrës. Hyseni drejton SHISH-in që prej vitit 2023. Masa ndaj saj krijon një precedent për institucionin, pasi drejtuesja e shërbimit sekret përfshihet drejtpërdrejt në një procedim të SPAK dhe përballet me një masë sigurie personale. Nuk dihet nëse masat e vendosura nga GJKKO do të pranohen ose jo nga Qeveria, pasi drejtuesi i SHISH-it emërohet nga Kryeministri dhe dekretohet nga Presidenti. Përpara këtij emërimi, ajo ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë. Pas largimit nga postet...