SPAK arreston edhe shefin e laboratorit shkencor të Policisë së Shtetit, arreste në Durrës….
Embro Sulejmani, është biznesmeni durrsak i cili njihet si administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, ky i fundit u prangos këtë të martë në kuadër të hetimeve për dosjen e cila njihet tanimë si afera e AKSHI-t. Sulejmani u arrestua me urdhër të SPAK, kërkesë e cila është miratuar pasditen e djeshme nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Përpos banesës së Ilir Prodës dhe Vlora Hysenit, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, si në Tiranë, po ashtu edhe në zonën e Shkozetit. Dy prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani kanë kërkuar një sërë masash sigurie, për zyrtarë e ish-zyrtarë, përfshirë dhe njerëz të Policisë së Shtetit. Sipas asaj që është mësuar deri më tani në...
Burimi:
kohajone.com