S’paguan gjobë ai që../ Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve të lajë makinat në trotuare

S’paguan gjobë ai që../ Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve të lajë makinat në trotuare

‘Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare.’ Kështu shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama, në kuadër të nismës së ndërmarrë për të liruar hapësirat publike në vend. Kreu i qeverisë, Rama theksoi gjithashtu se ata që i heqin vetë këto lavazhe, nuk do të paguajnë gjobën e krimit mjedisor. ‘Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor’, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social Facebook.