SOT ‘NDESHJA’ PER PAKETEN FISKALE DHE BUXHETIN, BERISHA ME 12 MUNGESA NE ‘FUSHEN’ E KUVENDIT
Sot Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare në orën 10:00 për të shqyrtuar në parim projekt/buxhetin e vitit 2027 dhe paketën fiskale, të miratuara më herët në komisionet parlamentare. Seanca pritet të zhvillohet në një klimë tensioni politik, pasi opozita do të përfaqësohet me një numër të reduktuar deputetësh. Janë 12 deputetë të Partisë Demokratike të përjashtuar përfshirë shefin e grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe sekretarin e përgjithshëm Flamur Noka. Ndërkohë një ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të votojë kundër projekt-buxhetit. Sipas tij buxheti u hartua tërësisht në fshehtësi dhe nuk u konsultua. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe për paketën fiskale, ku sipas tij është kundër qytetarëve, biznesit të vogël, por edhe investimeve të huaja. “Ky buxhet paraqitet në...
Burimi:
ntv.al