Sot kandidat për deputet, Vasil Llajo rikthehet në fshatin ku nisi karrierën si mjek

Sot kandidat për deputet, Vasil Llajo rikthehet në fshatin ku nisi karrierën si mjek

Mjeku i njohur Vasil Llajo është rikthyer në fshatin Janjar, aty ku dekada më parë nisi rrugëtimin e tij si mjek i ri, në shërbim të njerëzve në një kohë të vështirë. Por kësaj here, rikthimi i tij ishte ndryshe – si kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës. Takimi me banorët e Janjarit u mbush me emocione dhe kujtime të hershme. Të moshuarit e fshatit rikthyen në kujtesë vitet e vështira kur mjeku i ri Llajo u qëndroi pranë me përkushtim dhe humanizëm. Me mall e mirënjohje, ata shprehën besimin e tyre të palëkundur: “Na ke...
Burimi: Argjiroja.net