Sot hapet ekspozita “Still Running” e artistit Xhevdet Xhafa

Sot hapet ekspozita “Still Running” e artistit Xhevdet Xhafa

Ekspozita “Still Running” e artistit Xhevdet Xhafa hapet sot, më 10 shtator, në ora 19:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës në Prishtinë. Kjo do të jetë ekspozitë personale e Xhevdet Xhafës në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe sjell vepra të krijuara gjatë më shumë se shtatë dekadave. Përmes veprave të tij, ekspozita pasqyron zhvillimin e krijimtarisë së artistit dhe ndryshimet që kanë shoqëruar punën e tij ndër vite, në aspektin artistik, institucional dhe politik. Xhevdet Xhafa konsiderohet një nga figurat pioniere të artit modern në Kosovë. Ekspozita është kuruar nga familja e artistit dhe synon të sjellë para publikut një pasqyrë të gjerë të rrugëtimit të tij artistik. ObserverKult Lexo edhe: Detaje të reja nga vdekja e Giorgos Mazonakis/ Këngëtari po i nënshtrohej një trajtimi kundër plakjes kur pësoi arrest kardiak