Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Sot do bëhet konfiskim i…”/Rama: Çdo ngrehinë në shkelje të ligjit do rrafshohet!
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se çdo ngrehinë e ngritur në zona të mbrojtura apo hapësira publike do të rrafshohet. Gjatë fjalës së tij nga mbledhja me deputetë e drejtorë të bashkisë Tiranë, ai theksoi se asnjë ndërtesë në shkelje të ligjit nuk do të legalizohet. “Sot do të bëhet një konfiskim i një kuazi pallati në Vlorë që është në shkelje të lejes së ndërtimit, ky proces synon të bashkojë dy gjëra, s’kemi asnjë minutë për të humbur. Kemi marrë përsipër të mbyllim procesin e legalizimeve, por ta harrojë kushdo qoftë që do të legalizohet çfarëdo qoftë në shkelje...