Sopranoja me famë botërore Elbenita Kajtazi porosit studentët e UP-së: Suksesi nuk duhet të na largojë nga vendi ynë
Ish-studentja e Universitetit të Prishtinës dhe sopranoja me përmasa globale, Elbenita Kajtazi, që sivjet u nderua me çmimin „Alumni Nderi të UP-së, tha se nga auditorët e këtij universiteti rruga mund të të çojë shumë larg, nëse talentin e shoqëron me punë, këmbëngulje dhe guxim. Ajo e vlerësoi lart çmimin që mori nga universiteti ku kreu studimet. „Çmimin ‘Alumni Nderi’ e pranoj me mirënjohje dhe emocion të veçantë. Për mua është sikur një pjesë e rrugëtimit të kthehet aty ku ka filluar. Është një takim simbolik mes studentes që dikur kishte shumë ëndrra dhe artistes që sot, pas shumë vitesh pune, kthehet për të thënë: ia vlen të besosh në to”, tha Kajtazi. Sopranoja që në skenat e mëdha evropiane dhe botërore interpretoi personazhet kryesore të...
Burimi:
kultplus.com