Sonte në skenë “Sheherezade”, perla e baletit nga Rimski-Korsakov
19 September, 2026 - 11:00 Sonte, më 19 shtator 2026, në orën 20:00, Opera dhe Baleti Nacional do të sjellë në skenë baletin “Sheherezade” të kompozitorit rus Nikolai Rimski-Korsakov, një vepër që ndërthur magjinë e përrallave orientale me muzikën dramatike dhe artin e baletit. E frymëzuar nga motivet e përmbledhjes së famshme “Një mijë e një net”, vepra do të shfaqet nën dirigjimin e Bisera Chadlovskës, ndërsa koreografia është realizuar nga balet-mjeshtri nga Moska, Mikhail Krapivin, mbi inskenimin origjinal të Mikhail Fokinit. Skenografia është realizuar nga Marija Veteroska, kostumet nga Maja Bursaç nga Serbia, ndërsa koncertmaestre është Veriça Lambevska. Historia e Sheherezadës do të rrëfehet përmes interpretimit të Natasha Trendafilova Gicev dhe Balazh Loçei nga Hungaria, së bashku me interpretuesit e parë, solistët, ansamblin e...
Burimi:
kultplus.com