Sonte në Prishtinë, një mbrëmje simfonike me Filarmoninë e Kosovës
Filarmonia e Kosovës prezanton sonte, më 1 nëntor, koncertin simfonik “From Darkness to Light”, një udhëtim muzikor që nis me përballjen me vuajtjen, konfliktin dhe ndarjet, për të mbërritur te shpresa dhe festimi i jetës. Koncerti do të mbahet nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës nën dirigjimin e dirigjentit italian Marco Crispo. Solist i mbrëmjes do të jetë kitaristi slloven Mak Grgić, i nominuar katër herë për çmimin Grammy. Programi muzikor përfshin “Tragic Overture” të Johannes Brahmsit, “Borders” të kompozitorit Michael Abels dhe Simfoninë nr. 8 të Antonín Dvořákut, përmes së cilave publiku do të përjetojë një rrugëtim artistik nga errësira drejt shpresës dhe dritës. Koncerti organizohet në bashkëpunim me ReMusica-n, me...
Burimi:
kultplus.com