Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sondazhi i McLaughlin & Associates/ Partia Socialiste, forcë e parë në Tiranë! Merr 20 mandate, 13 për Partinë Demokratike
👁5571
Sondazhi i tretë i realizuar nga McLaughlin & Associates për qytetin e Tiranës tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të dilte forcë e parë me 47.8% të votave. E përkthyer në mandate, janë 20 për të majtën. Në vend të dytë renditet Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 30.8%, e përkthyer në 13 mandate. Ndërkohë, Partia Mundësia merr 5.7%, e ndjekur nga Shqipëria Bëhet me 4.6%, sipas sondazhit të McLaughlin & Associates, ndërsa partitë e tjera mbeten nën 3%. 3.2% e të anketuarve deklarohen të pavendosur dhe vetëm 1% thonë se nuk do të votojnë.