Sondazhet e fundit – AfD e para, rënie historike e kancelarit gjerman Merz

Sondazhet e fundit – AfD e para, rënie historike e kancelarit gjerman Merz

Në Gjermani, zgjedhjet u mbajtën në tri lande në shtator. Ato priteshin me padurim si një tregues i gjendjes politike në vend. Rezultatet ishin katastrofale për partinë CDU të Kancelarit Friedrich Merz. Në Saksoni-Anhalt, pjesa e votave të CDU-së u përgjysmua dhe partia humbi pushtetin, siç ndodhi edhe në qytet-landin e Berlinit. Ndërsa humbja në Mecklenburg-Vorpommern ishte historike, sepse partia CDU nuk e kaloi as pragun zgjedhor – një situatë e paprecedentë në historinë e pasluftës. Kancelari, i cili edhe më parë kishte një mbështetje të dobët, pësoi rënie edhe më të madhe në sondazhe. Edhe Qeveria e koalicionit që ai drejton – e përbërë nga CDU, CSU dhe SPD– ka mbështetje të dobët. Vetëm një në dhjetë gjermanë është i kënaqur me performancën e...