Son: Kemi mundësinë t’i sjellim klubit dhe tifozëve të Tottenham një trofe

Son: Kemi mundësinë t’i sjellim klubit dhe tifozëve të Tottenham një trofe

“Është një moment shumë emocionues. Natyrisht mendoj se arritja në finale është një hap i madh përpara, por puna ende nuk ka përfunduar“. Këto janë fjalët e sulmuesit dhe kapitenit të Tottenham, Heung Min Son, që foli para finales së Europa League ndaj Manchester United (sot në San Mames, në Bilbao, 21:00). “Jemi të emocionuar dhe të lumtur, por është përpjekja e fundit e këtij sezoni dhe duhet ta bëjmë mirë”, tha 32-vjeçari koreano-jugor. Sezoni i Spurs ka qenë një katastrofë në Premier League: Vendi i 17-të me 38 pikë në 37 ndeshje të luajtura dhe 21 humbje të pësuar...
Burimi: Telesport.al