Sofia Moreira de Sousa merr zyrtarisht detyrën si ambasadore e BE-së në Shqipëri

Sofia Moreira de Sousa merr zyrtarisht detyrën si ambasadore e BE-së në Shqipëri

Një kapitull i ri në përfaqësimin diplomatik të Bashkimit Evropian në Shqipëri nis këtë të mërkurë. Sofia Moreira de Sousa zyrtarizon marrjen e detyrës si ambasadore e Bashkimit Evropian në Tiranë, duke pasuar diplomatin italian Silvio Gonzato, i cili përfundoi mandatin e tij. Hapi i parë institucional i diplomates portugeze në Shqipëri do të jetë në Presidencën e Republikës, ku ajo do t’i dorëzojë kredencialet Presidentit Bajram Begaj. Ceremonia shënon zyrtarisht nisjen e mandatit të saj në vendin tonë. Moreira de Sousa vjen në këtë post me një përvojë të gjatë në diplomacinë evropiane. Përpara emërimit në Tiranë, ajo ka drejtuar Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Portugali, ndërsa më herët ka shërbyer si ambasadore e Bashkimit Evropian në Kepin e Gjelbër. Marrja e detyrës së...