Sms për b*mbë, procedohen 17 persona mes tyre edhe Gent Progni. Një tjetër ofronte shpërblime për sulme ndaj deputetëve

Sms për b*mbë, procedohen 17 persona mes tyre edhe Gent Progni. Një tjetër ofronte shpërblime për sulme ndaj deputetëve

Drejtoria e Antiterrorit ka arrestuar një 33-vjeçar dhe ka nisur procedimin penal për 17 persona, për thirrje dhe nxitje të veprimeve të dhunshme në rrjetet sociale gjatë protestave të dy javëve të fundit, ndërsa ka referuar në Prokurori materiale për 8 raste të tjera. Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë 33-vjeçari Elton Xhura, për veprën penale “Përhapja e informative të rreme që ngjallin panik”. Ai dyshohet se ka dërguar një mesazh kërcënues në llogarinë e Facebook-ut të një subjekti privat, për vendosje të bombave në 3 godina të ndryshme të subjektit. Mes personave të proceduar është edhe 37-vjeçari Gent Progni, i dyshuar për publikimin e të dhënave personale, fotografive dhe videove të punonjësve të Policisë, si dhe për postime me përmbajtje kërcënuese ndaj...