Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Sky ECC”/ Operacioni i tretë në Greqi godet dy grupe kriminale, zbulohet lidhja e një oficeri policie me shqiptarët
Policia greke ka zhvilluar një tjetër operacion të gjerë antikanabis, i treti me radhë pas atyre të muajve të kaluar që zbuluan rrjete kriminale falë komunikimeve të përgjuara në platformën e enkriptuar “Sky ECC”. Këtë herë, autoritetet kanë zbuluar dy grupe të reja kriminale, që vepronin në vitet 2020-2021, me pjesëmarrje aktive të shqiptarëve dhe bashkëpunimin e një ish-oficeri të lartë të policisë greke. Në pranga kanë rënë 4 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pas identifikimit të tyre përmes korrelimit të mesazheve, audios dhe fotove nga “Sky ECC” dhe provave të tjera hetimore. Aty janë zbuluar plane për trafik ndërkombëtar të marijuanës dhe kokainës, si edhe shitblerje të paligjshme armësh. Në qendër të operacionit ka rezultuar një oficer i policisë greke,...