Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Skulptura e lashtë me shkumës është “arti më i rëndësishëm parahistorik”
Një skulpturë 5000 vjeçare me shkumës e një “daulle hajmali” e gjetur në një varr të tre fëmijëve është quajtur si “një nga zbulimet më domethënëse’ të lashta në Mbretërinë e Bashkuar. Skulptura u zbulua pranë Burton Agnes në East Yorkshire dhe do të shfaqet në Muzeun Britanik nga 17 shkurti. Muzeu tha se ishte “pjesa më e rëndësishme e artit parahistorik” e zbuluar në Britani në një shekull. Është e ngjashme me tre “Daulle Folkton” të gjetura në North Yorkshire në 1889. Kuratori i Muzeut Britanik, Neil Wilkin tha: “Ky është një zbulim vërtet i jashtëzakonshëm dhe është pjesa më e rëndësishme e artit parahistorik që gjendet në Britani në 100 vitet e fundit. “Daullet Folkton kanë mbetur prej kohësh një mister për ekspertët për më...