Skrinar largohet nga Parisi, 10 milionë euro në arkat e PSG

Skrinar largohet nga Parisi, 10 milionë euro në arkat e PSG

Milan Skriniar po përgatitet të largohet përfundimisht nga Paris Saint-Germain. Pas një periudhe gjashtëmujore huazimi te Fenerbahçe, mbrojtësi sllovak do të kthehet në Stamboll në mënyrë të përhershme. Sipas L’Équipe, negociatat midis klubeve turke dhe franceze tani janë drejt përfundimit. Operacioni për kalimin e Skriniar te Fenerbahce mund të kryhet për një shifër prej rreth 10 milionë eurosh. Me transferimin që tani është i afërt, PSG synon të ulë faturën e pagave dhe do të gjenerojë të ardhura nga ky largim.