Skicat e humbura të Da Vincit nxisin dyshimet

Skicat e humbura të Da Vincit nxisin dyshimet

Leonardo da Vinci mund të ketë pasur një kuptim të gravitetit që ishte “shekuj përpara kohës së tij”, zbulojnë librat e tij të skicave. Skicat e Da Vinçit, të cilat u harruan për dekada, tregojnë trekëndësha të formuar nga grimcat e ngjashme me rërën që derdhen nga një kavanoz. Këto kokrra në rënie përshkruanin eksperimente për të treguar se graviteti ishte një formë përshpejtimi më shumë se 400 vjet përpara se të bënte Ajnshtajni, argumenton një studim i ri. Albert Ajnshtajni formuloi për herë të parë idenë se graviteti dhe nxitimi janë të njëjta, të quajtur parimi i ekuivalencës, në vitin 1907. Për ta bërë këtë, Ajnshtajni zgjeroi idetë nga zbulimi i Isaac Njutonit i vitit 1687 mbi ligjin universal të tërheqjes gravitacionale, i cili...