Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Skënderbeu nis përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, ja kush do të jetë kapiteni i ri i skuadrës korçare
Nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, skuadra e Skënderbeut, ka nisur ditën e sotme përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Bardhekuqtë kanë zbarkuar në anekset e stadiumit “Skënderbeu” prej orës 18:00, teksa mësohet se pas largimit të Elvis Prençit, kapiteni i ri i skuadrës korçare do të jetë portieri Marko Alia, i cili mesa duket ka vendosur t’i qëndrojë besnik “Ujqërve të Dëborës”. Klubi pritet të ndërhyjë edhe në merkato, me afrime të reja që do të ndihmojnë në realizimin e synimit për rikthimin në Superiore. Në këtë seancë të parë stërvitore drejtuesit e Skënderbeut u panë optimistë për të...