Skënderbeu “Kur Europa dridhej, skifteri arbëror nuk dinte se çfarë ishte disfata, çfarë ishte robëria, çfarë ishte frika”

Skënderbeu “Kur Europa dridhej, skifteri arbëror nuk dinte se çfarë ishte disfata, çfarë ishte robëria, çfarë ishte frika”

Shkëputur nga libri “Marrëdhëniet e hershme historike midis Arbërisë dhe Kroacisë”, që pa dritën pak ditë më parë në Zagreb: “Ajo që është midis poetëve Shakespeare, të oratorëve Fox, të komandantëve Napoléon, ky është Skënderbeu në mesin e trimave trim i vërtetë”; “Kur Europa dridhej […], skifteri arbëror nuk dinte se çfarë ishte disfata, çfarë ishte robëria, çfarë ishte frika”! Kështu shkruante Ferdinand (Ferdo) Maksimilijan pl. Šišić (1869 – 1940), një nga themeluesit e historiografisë moderne kroate, në parathënien e studimit të tij të famshëm kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në vitin 1901. Dorëshkrimi autograf i këtij studimi të Šišić ruhet në fondet e Arkivit të Akademisë (HAZU), Zagreb. Tërheqë vëmendjen fakti se, studimi në fjalët i historianit të madh kroat mund të marrë edhe si përgjigje...