Skënder Temali: Poet qytetar
Kurrë nuk këndova maje plehu si gjel,E dija se kish të tjerë që këndonin më mirë se unë,Natyrisht, nuk qeshë rebelDhe si zgalem nuk çaja në furtunë. S’qëndrova në bisht asnjëherë,Por as në mes,Mesin e urreja,Mposhta dimra jete, luftova për pranverëDuke çarë mes reve ashtu si çan rrufeja! Natyrisht dhe shumë plagë mora,Më rodhi gjak e s’u gjunjëzovaSi mund t’më gjunjëzonin ca horaQë hosona s’u bëra e vrik u çova. Kuptohet, s’jam hero legjendar,E ngrita zërin kur të tjerët bënin memecin,Thjesht se jam poet qytetarDhe poetët qytetarë e di, në këmbë vdesin! ObserverKult
Burimi:
kultplus.com