S’kanë fund skandalet për familjen Mataj, arrestohet edhe burri i ish-drejtoreshës së Postës Durrës, u vinte ‘gjobë’ punonjëseve
Elisabeta Mataj dhe Feta Mataj DURRËS-Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Vetëm disa orë nga raportimet se djali i saj dhunoi një efektiv 25-vjeçar, të cilin e kanë goditur me grushte në rrethana ende të paqarta, Policia e Duurësit ka njoftuar arrestimin e bashkëshortit të saj, Feta Mataj. 44-vjeçari, i cili pak kohë më parë ai u emërua në detyrën e zv.drejtorit të ndërmarrjes komunale të pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Durrës, është arrestuar nga krimi ekonomik. Sipas një denoncimi nga një punonjëse e filialit të postës, Feta Mataj, burri i sh-drejtoreshës u kërkonte çdo muaj punonjëseve shumën prej 25 mijë lekëve. Mataj akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”. Njoftimi i...
Burimi:
zeri.ai