SKANDALI SHISH/ ABILEKAJ: JEMI NË ALARM SOS, RAMA TË JAPË DORËHEQJEN
Situata e krijuar pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, për analistin Enton Abilekaj përbën një nga momentet më të rënda që ka kaluar siguria kombëtare e Shqipërisë. Abilekaj tha se ngjarja nuk mund të trajtohet si një episod i izoluar, pasi sipas tij, ngre pikëpyetje serioze mbi aksesin e grupeve kriminale në institucionet dhe të dhënat sensitive të shtetit. “Jemi në një alarm SOS”, deklaroi Abilekaj, duke shtuar se Shqipëria ndodhet përballë një situate ku, sipas tij, nuk dihet se sa është cenuar siguria kombëtare. Analisti ngriti pikëpyetje mbi të dhënat që mund të jenë ekspozuar dhe përmendi sisteme si TIMS, e-Albania dhe Kadastra. “Sot nuk dimë ku është situata e sigurisë kombëtare”, tha Abilekaj, duke kërkuar që Kuvendi të zhvillojë një mbledhje...
Burimi:
ntv.al