Skandali në SHISH/ Protestuesit ‘rrethojnë’ Parlamentin dhe shpërthejnë në thirrje: Ku e keni Vlora Hysenin?
Qytetarët, të cilët janë mbledhur përpara parlamentit ndërsa po zhvillohet seanca e sotme plenare, kanë ironizuar qeverinë e Edi Ramës për skandalin në të cilin është përfshirë ish kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni. “Ku e keni Vlorën”, theksojnë ata, një thirrje që vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit që kanë prekur ish kryetaren e Shërbimit Informativ Shtetëror, e cila u la në arrest shtëpie pasi u vu nën hetim nga SPAK për dosjen AKSHI. Hyseni akuzohet se ka ndihmuar Ergys Agasin duke i dhënë informacione sekrete teksa ai ndodhej në arrati. Ndaj saj rëndon akuza e nxjerrjes së sekreteve shtetërore dhe përkrahje e autorit të krimit.
Burimi:
gijotina.com