Skandali në SHISH/ Ambasadori i Italisë: Po ndjekim me vëmendje zhvillimet…
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marko Alberti, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend gjatë një vizite në Korçë. I pyetur nga gazetarët për protestat e vazhdueshme të opozitës dhe situatën politike, Alberti tha se Italia po i ndjek me vëmendje zhvillimet, por theksoi se nuk i takon një ambasadori të ndërhyjë apo të japë qëndrime mbi zhvillimet e brendshme politike të vendit pritës. “Ne i ndjekim me vëmendje protestat. Sigurisht që nuk është detyrë e një ambasadori që përfaqëson një shtet të caktuar të shprehet apo të prononcohet për këtë. Ne jemi duke e ndjekur situatën dhe respektojmë çfarë ndodh”, deklaroi Alberti. Ambasadori italian u pyet edhe për masën e “arrestit në shtëpi” të vendosur ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni,...
Burimi:
ntv.al