Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

Ish-ministri hungarez i Kulturës dhe Inovacionit, aktualisht deputet i Fidesz-it, Hankó Balázs, është paraqitur të enjten në Gjykatën e Rrethit të Kecskemétit me pranga dhe nën shoqërimin e autoriteteve, ndërsa gjyqtari i hetimeve pritet të vendosë për arrestimin e tij në kuadër të një hetimi penal lidhur me shpërndarjen e fondeve të Fondit Kombëtar të Kulturës. Sipas raportimeve të mediave hungareze, Hankó u shoqërua në gjykatë nga punonjës të Administratës Kombëtare Tatimore dhe Doganore (NAV). Para sallës së gjyqit, gazetarët e pranishëm u mbajtën në distancë nga autoritetet. I pyetur se si ishte ndjerë gjatë qëndrimit në paraburgim, ish-ministri, i cili ishte i prangosur, u përgjigj shkurt: “Kam deklaruar gjithçka.” Hankó qëndroi rreth 15 minuta në sallën e gjyqit dhe më pas u rikthye për...