SKANDALI I VIDEOVE INTIME/ POLICIA GJURME NE DY PISTA DHE HETIME ME 8 PERSONA
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë konfirmoi më 30 shtator se nisi hetimet kryesisht pas publikimit dhe shpërndarjes së materialeve filmike me përmbajtje intime. Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po verifikon adresat IP, faqet dhe profilet që i kanë publikuar ose shpërndarë materialet. Policia referoi në Prokurori materialet për katër vepra penale: “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”. Gazetari Ervin Leka për emisionin “Off the Record” dha të tjera detaje nga veprimet që, sipas informacioneve të tij nga Policia e Tiranës, po kryejnë hetuesit. Sipas Lekës, policia kontaktoi Hilën pasi ra në gjurmët e videove dhe i kërkoi të paraqitej për të dhënë shpjegime. Gazetari tha se Hila kishte...
Burimi:
ntv.al