Skandali i trafikut të armëve, Salianji: Paratë që paguajnë shqiptarët për mbrojtjen shkojnë për mbarështimin e kuajve të qeverisë

Skandali i trafikut të armëve, Salianji: Paratë që paguajnë shqiptarët për mbrojtjen shkojnë për mbarështimin e kuajve të qeverisë

Ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me kontrollet e ushtruara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj Ron Yeffet, Ardi Veliut dhe personave të tjerë të lidhura me kompaninë KAYO pas nisjes së hetimeve kryesisht lidhur me audiopërgjimet për trafik ndërkombëtar armësh. Në një reagim në rrjete sociale, ish deputeti demokrat shprehet se paratë e destinuara për mbrojtjen, armë dhe pajisje ushtarake, dyshohet se kanë përfunduar për të hapur një bizës për kuajt dhe hipizmin në Equos Resort. Ai thotë se ndërsa ushtarët kanë nevojë për pajisje, paga më të larta, zyrtarët i shpërdorojnë ato “duke i çuar tek mbareshtimi i kuajve te qeverisë”. Reagimi Hajdutë dhe të korruptuar po por janë faktuar dhe të pacipë...