Skandali i kullave pa kriter, Teliti: 2 miliardë euro ndërtime në 7 muaj për pastrim parash në Tiranë

Skandali i kullave pa kriter, Teliti: 2 miliardë euro ndërtime në 7 muaj për pastrim parash në Tiranë

Shqipëria ka marrë epitetin e kampionit për ndërtimin e kullave pa kriter, duke ndërtuar 2.5 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Ky fenomen, i përhapur gjerësisht në kryeqytet dhe zonat bregdetare, është kthyer në një kambanë alarmi për ekonominë e vendit, duke u cilësuar si një skemë e mirëfilltë për pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit. Të dhënat zyrtare tregojnë një realitet tronditës. Sipas shifrave të vetë Bashkisë së Tiranës, në shtatë muajt e parë të këtij viti ishte parashikuar të arkëtoheshin 55 milionë euro nga taksa e infrastrukturës. Megjithatë, realiteti i ka tejkaluar parashikimet duke u arkëtuar plot 157 milionë euro. Kjo përkthehet në mbi 2 miliardë euro vlerë ndërtimore vetëm në kryeqytet, një shifër masive që përbën afro 10% të...