Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandalet që tronditin Lindën e AKSHI-t, si u shpërndanë miliardë lekë me tenderë “sekret shtetëror” dhe gara…
Miliarda lekë janë shpërndarë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) përmes tenderëve të dyshimtë, ku dominojnë procedurat “sekret shtetëror”, gara fiktive dhe fitues të dyshuar si të paracaktuar. Nën drejtimin e Mirlinda Karçanajt, AKSHI është kthyer në një mekanizëm prokurimesh me ritme dhe shifra marramendëse, ku kompania fituese shpesh është e njohur që në nisje të procesit, ndërsa të tjerat shërbejnë vetëm për të justifikuar “konkurrencën”. Përmes negociatave të mbyllura, procedurave të kufizuara dhe kontratave të klasifikuara, një pjesë e madhe e fondeve publike janë kanalizuar drejt firmave të përzgjedhura, duke shmangur garën reale. Kompanitë “hije”, që nuk dorëzojnë as ofertë, por figurojnë në letra vetëm për të plotësuar numrin, janë një tjetër element i skemës. Skandalet që rrethojnë Karçanajn dhe AKSHI-n përfshijnë...