Skandal në Vlorë! 7 nxënëse e denoncojnë për ngacmim seksual, ndalohet mësuesi i fiskulturës
foto ilustruese VLORË- Një rast i dyshuar i ngacmimit seksual në shkollë është denoncuar në qytetin e Vlorës. Në pranga ka rënë një 35-vjeçar, mësues i edukimit fizik në një shkollë të qytetit. Ai është ndaluar nga policia pas kallëzimit të shtatë nxënëseve, të moshave 14-17 vjeç. Sipas njoftimit të Policisë, vajzat kanë kallëzuar mësuesit për ngacmim seksual. “Në Vlorë, u ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në një shkollë, pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës”, njofton policia./ZËRI
Burimi:
zeri.ai