Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandal në Poloni/ Tifozët shpalosin banerin “Kosova është Serbi” gjatë Champions League!
Mbrëmë në Poloni, në stadiumin e Poznan u zhvillua ndeshja mes Lech Poznan dhe Crvena zvezdës (1-3) në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Champions League. Ekipi serb fitoi në fushë, por ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte një baner skandaloz që u shfaq nga tifozët e pranishëm.Tifozët polakë shpalosën banerin “Kosova është Serbi” dhe flamurin serb. Mediat në Serbi i thurën lavde këtij veprimi skandaloz, duke thënë se tifozët polakë e kanë fituar simpatinë e tyre me këtë veprim. Jo vetëm kaq, në kanalet e komunikimit, Crvena zvezda ka postuar një foto të banderolës dhe ka falenderuar tifozët e Lech Poznan. Këto veprime skandaloze janë bërë të zakonshme sa herë që një skuadër serbe luan ndeshje ndërkombëtare.