Skandal me Rafinerinë e Cërrikut! Ankandi në KPP, dyshja e ‘Alb Building’ paguan paratë pa firmosur kontratë
Skandali i ankandit korruptiv për shitjen e truallit të ish Rafinerisë së Cërrikut ka marrë të tjera përmasa. Kompania Alb Building pagoi paratë e blerjes së truallit të Rafinerisë tek kompania shtetërore në likujdim Petrol Alba, ndërsa proçedura e shitjes ishte në shqyrtim nga Komisioni i Prokurimeve Publike për shkak të ankimimit të një konkurrenti. Por skandali nuk ndalet këtu. Ish administratori i Petrol Alba-s, Islam Mana, shkoi më tej dhe i shpenzoi paratë, ndërsa ankandi i shitjes së truallit ishte ende në ankimim. Ky veprim ka shkelur udhëzimet e përbashkëta të Ministrisë së Drejtësisë dhe Financave si dhe ligjin për noterin. Sipas ligjit, vlera monetare mbahet në llogarinë e noterit deri në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe kalimit të pronësisë. Por Islam Mana...
Burimi:
syri.net