“S’kam bërë paturpësi!” Vajza përlotet para nënës: Burri u tregonte prindërve gjërat tona intime! 

“S’kam bërë paturpësi!” Vajza përlotet para nënës: Burri u tregonte prindërve gjërat tona intime! 

Bukuria ka thirrur vajzën, Edonën në “Shihemi në Gjyq”. Sipas nënës, e ka martuar vajzën me tradita por ajo sot jeton në shtëpinë e saj bashkë me djalin. Siç tregon Bukuria në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ajo është nga Laçi dhe tri vajzat janë martuar në Korçë. Edona është kthyer në shtëpinë e prindërve dhe Bukuria duket se nuk arrin dot ta përtypë këtë fakt. Edona i thotë se nuk ka bërë asgjë për ta turpëruar, por ishte familja e burrit ajo që e përzuri.  Bukurie:  Mami, të lutem! Mua më ke ardhur si bum në shtëpi me djalin! Edona: Po, e di! Të kam turpëruar unë? Mos kam vjedhur, mos të kam turpëruar, mos më gjeti me ndonjë në krevat? A më gjeti duke...