S’ka gjë më të keqe dhe më të dëmshme se libri i keq

S’ka gjë më të keqe dhe më të dëmshme se libri i keq

Nga Edison Ypi S’ka gjë më të keqe dhe më të dëmshme se libri i keq. Libri i keq është një zhgarravitje dhe një llomotitje e papërgjegjshme, pa punë të lodhshme, pa sakrifica të mundimshme, pa shkak të madh, pa arsye e lartë, pa talent, energji, ndjeshmëri, dashuri, frymëzim, përkushtim, vetflijim.Libri i keq është një çthurje e thurur pa magjepsje, pa dehje, pa dalldi, pa çmendje të bukur, pa marrosje të këndshme.Libri i keq është një vjellje e kollajshme pa lodhje për t’u shprehur sa më shkurt dhe sa më bukur. Libri i keq është një koleksion ligësish plot me përdredhje konformisti, insistim budallai, stoicizëm edepsizi, vuajtje të paafti, përpëlitje oportunisti, shkretëtirë shpirtërore materialisti.Libri i keq është një ankth prej të cilit do të shpëtosh...